BALLKANI

Beqiroviq-Demiri: Bosnjë e Hercegovina mund të llogarisë në mbështetjen e fortë nga Türkiye

Türkiye mbështet fuqimisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH-së, u tha gjatë takimit të anëtarit të Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq, me Sabri Demirin, këshilltar për Ballkanin i presidentit turk

Kemal Zorlak  | 21.02.2025 - Përdıtësım : 22.02.2025
Beqiroviq-Demiri: Bosnjë e Hercegovina mund të llogarisë në mbështetjen e fortë nga Türkiye

Sarajevë

Bosnjë e Hercegovina edhe në periudhën e ardhshme mund të llogarisë në mbështetjen e fuqishme të Republikës mike të Türkiyes, u tha pas takimit të anëtarit të Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq me Sabri Demirin, kryekëshilltarin për Ballkanin të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.

Ata diskutuan për situatën aktuale në Bosnjë e Hercegovinë, rajon dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Bosnjë e Hercegovinës dhe Republikës së Türkiyes.

Demiri i përcolli Beqiroviqit përshëndetjet e presidentit turk Erdoğan dhe mesazhin e tij se Ankaraja mbështet fuqishëm pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të BeH-së. Ai gjithashtu theksoi se Bosnjë e Hercegovina mund të llogarisë në mbështetjen e fuqishme të Republikës mike të Türkiyes edhe në periudhën e ardhshme.

Gjatë bisedës së përzemërt u theksua rëndësia e forcimit të lidhjeve politike, ekonomike dhe të tjera ndërmjet Bosnjë e Hercegovinës dhe Republikës së Türkiyes.

Anëtari i Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq falënderoi presidentin Erdoğan dhe Republikën e Türkiyes për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit.

Ai kujtoi gjithashtu një bisedë miqësore me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan të shtunën e kaluar, gjatë së cilës ai vuri në dukje seriozitetin e situatës aktuale në BeH, gjegjësisht faktin se udhëheqja e entitetit të Republikës Sërpska kërcënon paqen dhe sigurinë në BeH dhe në rajon.

Bashkëbiseduesit vlerësojnë se dialogu intensiv mes Ankarasë dhe Sarajevës duhet të vazhdojë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın