Beqiroviq në takim me Erdoğanin: Dodik është subjekt i drejtësisë dhe nuk ka asnjë diskutim me të
Presidenti turk Erdoğan tha se ruajtja e unitetit, paqes dhe stabilitetit të Bosnjë e Hercegovinës janë shumë të rëndësishme për Republikën e Türkiyes

Sarajevë
Ofertat e Dodikut për të zgjidhur sulmin ndaj rendit kushtetues përmes negociatave politike janë të papranueshme, sepse nuk mund të ketë negociata për respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve të Bosnjë e Hercegovinës, tha Denis Beqiroviq, anëtar i Presidencës së BeH-së, në një mëngjes pune me ftesë të presidentit të Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan në kuadër të Forumit të katërt të Diplomacisë në Antalya, raporton Anadolu.
Gjatë bisedimeve ndërmjet anëtarëve të Presidencës së BeH-së dhe presidentit Erdoğan, Beqiroviq nënvizoi se presidenti i entitetit të Republikës Sërpska të BeH-së sulmoi brutalisht rendin kushtetues të shtetit të Bosnjë e Hercegovinës dhe se për këtë ka reaguar gjyqësori.
Ai theksoi se vendimet e institucioneve të pavarura gjyqësore duhet të zbatohen dhe koha e tolerimit të politikave antidejtonike dhe antikushtetuese të Dodikut duhet të marrë fund.
"Deklaratat e disa politikanëve nga entiteti i RS-së se shkaku i krizës është Përfaqësuesi i Lartë janë të pasakta. Tashmë është e qartë për të gjithë se e gjithë paketa e ligjeve anti-Dejton në entitetin e RS-së është përgatitur prej vitesh dhe se nuk ka të bëjë fare me Përfaqësuesin e Lartë dhe me vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Bosnjës. Prandaj është e rëndësishme që askush në BeH dhe në komunitetin ndërkombëtar të nënvlerësojë rrezikun me të cilin përballet shteti i Bosnjë e Hercegovinës", tha Beqiroviq, duke shtuar:
"Vendimet gjyqësore të institucioneve të pavarura gjyqësore nuk komentohen, ato duhet të zbatohen. Këtë duhet ta kuptojë Dodik dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, të cilët ende po marrin pjesë në sulmin ndaj rendit kushtetues të shtetit të Bosnjë e Hercegovinës. Ofertat e Dodikut për të zgjidhur sulmin ndaj rendit kushtetues përmes negociatave politike janë të papranueshme, sepse nuk mund të respektohet ligji për kushtetutën".
Presidenti turk Erdoğan tha se ruajtja e unitetit, paqes dhe stabilitetit të Bosnjë e Hercegovinës janë shumë të rëndësishme për Republikën e Türkiyes. Ai theksoi se edhe në periudhën e ardhshme Türkiye do të forcojë marrëdhëniet me Bosnjë e Hercegovinën.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.