Bullgaria goditet nga një termet me magnitudë 4,5 ballë
Qendra pranë Akademisë së Shkencave të Bullgarisë (BAN), tha se tërmeti është regjistruar në veriperëndim të Plovdivit në një thellësi prej dy kilometrash
Sofje
Një termet me magnitudë 4,5 ballë të Rihterit ka goditur qytetin Plovdiv të Bullgarisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Qendra pranë Akademisë së Shkencave të Bullgarisë (BAN), pemës një deklarate theksoi se tërmeti është regjistruar në veriperëndim të Plovdivit në një thellësi prej dy kilometrash.
Tërmeti u ndje në Greqi dhe Rumani. Ende nuk dihet nëse ka viktima apo dëme materiale nga tërmeti.