Stipe Majic
13 Gusht 2020•Përditësim: 14 Gusht 2020
Selia e Mbrojtjes Civile e Kroacisë raportoi se 180 persona janë infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) në Kroaci në 24 orët e fundit, ndërsa një person ka vdekur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 180 raste të reja të infektimit me koronavirus dhe aktualisht numri i të prekurve aktiv në Kroaci në total është 811.
Në mesin e tyre 115 pacientë janë në trajtim spitalor, prej të cilëve 10 pacientë janë në respirator, kurse një person ka vdekur.
Që nga 25 shkurti i vitit 2020, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, deri më tani janë regjistruar gjithsej 6.050 persona të infektuar me koronavirusin e ri, nga të cilët 161 kanë vdekur dhe 5.078 janë shëruar. Aktualisht janë 2.752 persona në vetizolim.
Deri më tani, janë testuar gjithsej 133.493 persona, nga të cilët 1/201 në 24 orët e fundit, sipas Selisë së Mbrojtjes Civile.
Gjatë 24 orëve të kaluara, 41 persona u infektuan në Qytetin e Zagrebit, dhe 38 në Qarkun e Splitit.
Që nga sot, Italia ka futur detyrimin për shtetasit kroatë, si dhe qytetarët e Spanjës, Maltës dhe Greqisë, të kenë test negativ që nuk është më i vjetër se 72 orë ose të testohet brenda 48 orëve nga hyrja në Itali.
Për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus në Kroaci, Sllovenia paralajmëron futjen e masave shtrënguese për shtetasit kroatë që hyjnë në vend.