Gorana Jakovljevic
28 maj 2023•Përditësim: 28 maj 2023
Milorad Dodik, presidenti i entitetit Republika Srpska të Bosnjë dhe Hercegovinës, ka uruar presidentin e Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, për fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, transmeton Anadolu.
“Miliona votues ju dhanë votën, shpresat dhe besimin e tyre. Ky vendim i votuesve nuk është i rëndësishëm vetëm për Republikën e Türkiyes, por për botën. Urime!”, shkroi Dodik në twitter.
Kreu i Këshillit Suprem Zgjedhor të Türkiyes (YSK), Ahmet Yener, njoftoi se sipas 75,42 për qind të votave të numëruara në mbarë vendin, Erdoğan kryeson në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 53,41 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu, ka 46,59 për qind të votave.
Mbi 64,1 milionë qytetarë turq patën mundësinë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, përfshirë mbi 1,92 milion qytetarë të cilët hodhën votën e tyre në qendrat e votimit jashtë vendit.
Gjithsej 191.885 kuti votimi u vendosën në qendrat e votimit në mbarë Türkiyen.
Më 14 maj, asnjë kandidat nuk arriti të sigurojë 50 për qind të votave në raundin e parë, megjithëse Erdoğan kryesoi me 49,52 për qind.