Fëmijët nga Shkupi përjetuan frymën e Ramazanit në një program iftari së bashku
Shoqata "Nesil" nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkup, organizoi një program iftari të quajtur "Kardelen" me pjesëmarrjen e fëmijëve të moshave të ndryshme

Shkup
Shoqata "Nesil" nga kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkup, organizoi një program iftari të quajtur "Kardelen" me pjesëmarrjen e fëmijëve të moshave të ndryshme, raporton Anadolu.
Përderisa fëmijët mësuan rëndësinë e ndarjes me njëri-tjetrin, ata e çelën iftarin së bashku dhe kënduan ilahi.
Fëmijët shpërthyen balonat që simbolizojnë topin e Ramazanit, falën namaz së bashku dhe më pas u argëtuan duke luajtur lojëra në xhami dhe kopshtin e saj.