Kulturë, BALLKANI

Festivali i Çajit: Në Shkup bëhet prezantimi i çajit turk

Me rastin e festivalit u bë prezantimi i përgatitjes së çajit në kultura të ndryshme, ndërsa të pranishëm ishin delegacione nga shumë vende

Shpetim Hiseni  | 17.11.2024 - Përdıtësım : 17.11.2024
Festivali i Çajit: Në Shkup bëhet prezantimi i çajit turk Foto: Instituti Yunus Emre

Shkup

Në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, u bë prezantimi i çajit turk, raporton Anadolu.

Ngjarja promovuese u organizua në një qendër tregtare në Shkup nga Instituti Yunus Emre (YEE) Shkup me rastin e Festivalit të Çajit, që mbahet tradicionalisht.

Në ngjarje, e cila u mbajt nën kujdesin e drejtorit të Institutit Yunus Emre Shkup, Arif Konak, morën pjesë ambasadori i Türkiyes në vend Fatih Ulusoy dhe bashkëshortja e tij Şeyma Nur Ulusoy, përfaqësues të institucioneve turke dhe qytetarë të shumtë.

Me rastin e festivalit u bë prezantimi i përgatitjes së çajit në kultura të ndryshme, ndërsa të pranishëm ishin delegacione nga shumë vende.

Së bashku me çajin turk, përgjegjësit e YEE-së në Shkup gjithashtu ofruan simite për vizitorët.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.