Kulturë, BALLKANI

Festivali i ngjyrave krijon atmosferë festive në Tiranë

"Color Day Festival" ka mbledhur së bashku në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë qindra të rinj nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët kanë krijuar një atmosferë festive

Fatjon Cuka  | 20.05.2023 - Përdıtësım : 22.05.2023
Festivali i ngjyrave krijon atmosferë festive në Tiranë Foto: Olsi Shehu/AA

Tiranë

Në Shqipëri është organizuar festivali i ngjyrave, një event i fokusuar tek ngjyrat dhe muzika, me pjesëmarrjen e të rinjve, raporton Anadolu.

"Color Day Festival" ka mbledhur së bashku në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë qindra të rinj nga qytete të ndryshme të vendit, të cilët kanë krijuar një atmosferë festive.

Pjesëmarrësit janë argëtuar duke u ngjyrosur me bojë të shumëllojshme, ndërsa nuk kanë munguar edhe lojërat zbavitëse.

Për disa orë me radhë të rinjtë pjesëmarrës në këtë event kanë ndjekur edhe performancat muzikore të këngëtarëve të ndryshëm.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın