BALLKANI

Fillon mbledhja ndërqeveritare Kosovë-Maqedoni e Veriut

Kryeministri Albin Kurti u përshëndet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ndërsa pas intonimit të himneve shtetërore të të dyja shteteve, të dy kryeministrat u përshëndetën me ministrat e kabineteve qeveritare

Agim Sulaj  | 18.11.2024 - Përdıtësım : 18.11.2024
Fillon mbledhja ndërqeveritare Kosovë-Maqedoni e Veriut Foto: Erkin Keçi / AA

Prishtinë

Kabineti qeveritar i Maqedonisë së Veriut është pritur nga përfaqësues të Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, raporton Anadolu.

Në takimin i cili po mbahet në periferi të Prishtinës, fillimisht kryeministri Albin Kurti u përshëndet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ndërsa pas intonimit të himneve shtetërore të të dyja shteteve, të dy kryeministrat u përshëndetën me ministrat e kabineteve qeveritare.

Pjesëtarët e dy qeverive u bënë bashkë për një fotografi dhe më pas vazhduan drejtë sallës ku do të mbahet mbledhja e dy qeverive dhe nënshkruhen marrëveshjet e përbashkëta.

Sipas informacioneve paraprake tema e parë midis dy qeverive do të jetë "One Stop Shop" (një ndalesë e vetme) në kufirin Bllacë dhe Jazhincë, që do ta lehtësojë dukshëm komunikacionin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave në këto pika kufitare më të frekuentuara me Maqedoninë e Veriut.

Tema e dytë do të jetë bashkëpunimi energjetik ndërmjet dy vendeve, ndërsa temë tjetër do të jetë edhe rruga Tetovë-Prizren.

Kjo është mbledhja e dytë midis dy qeverive të vendeve, ndërsa mbledhja e parë ndërqeveritare u mbajt në shtator të vitit 2021 në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.