BALLKANI

Gonxhja: MEKI ka luajtur një rol kyç në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri

Në seancën e organizuar nga komisioni parlamentar, ministri Gonxhja foli për nismat për mbrojtjen monumenteve të ndryshme dhe siteve arkeologjike dhe projektet që pritet të zbatohen për institucionet e kulturës

Fatjon Cuka  | 17.09.2024 - Përdıtësım : 17.09.2024
Gonxhja: MEKI ka luajtur një rol kyç në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri Foto: Kuvendi i Shqipërisë

Tiranë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i Shqipërisë (MEKI), Blendi Gonxhja, ka deklaruar se institucioni që ai drejton ka luajtur një rol kyç në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Shqipëri, raporton Anadolu.

Në seancën e organizuar nga Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik i Kuvendit të Shqipërisë, ministri Gonxhja foli për nismat për mbrojtjen monumenteve të ndryshme dhe siteve arkeologjike dhe projektet që pritet të zbatohen për institucionet e kulturës.

Gonxhja tha se MEKI ka luajtur një rol kyç në mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Shqipëri, duke ndërmarrë sipas tij iniciativa që kanë ndikuar në restaurimin, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore si "një burim i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit dhe identitetit kombëtar".

Ministri Gonxhja tha se po punojnë për një nismë të re, për të shtuar ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

"Kemi një situatë të rëndësishme me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë që është një institucion me një rëndësi të jashtëzakonshme. Po punojmë për të pasur një qasje tepër kreative në kuptimin ekonomik të fjalës, me një nisme të re që kemi që bashkë me Bashkinë Tiranë dhe bashkë me shoqërinë që posedon një pjesë të Pallatin e Kulturës, që të kemi një marrëveshje të re e cila do të na bënte që të dilnim me më shumë metra", tha ai.

Gonxhja theksoi se sitet kulturore në Shqipëri për periudhën janar-gusht 2024 kanë mirëpritur mbi 36 për qind më shumë vizitorë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Ai u ndal edhe në investimet në infrastrukturën në institucionet kulturore dhe të restaurimit të muzeve dhe objekteve të tjera të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.

Në fund, Gonxhja shtoi se parashikojnë Shqipërinë 2030 "një kopsht plot trashëgimi dhe plot ekspozime", sipas tij me investime që do të jenë moderne, interaktive dhe inovative.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın