BALLKANI

Greqi, punonjësit e mediave në grevë njëditore

Në kuadër të grevës ku punonjësit kërkojnë rinovimin e kontratave kolektive të punës dhe kushte më të mira ekonomike, është ndërprerë publikimi i lajmeve në vend për 1 ditë

Derya Gülnaz Özcan  | 11.03.2025 - Përdıtësım : 11.03.2025
Greqi, punonjësit e mediave në grevë njëditore

Athinë

Me thirrjen e Unionit të Punonjësve të Medias në Greqi (ESHEA) të gjithë punonjësit e mediave shkuan në një grevë 24-orëshe, raporton Anadolu.

Në kuadër të grevës ku punonjësit kërkojnë rinovimin e kontratave kolektive të punës dhe kushte më të mira ekonomike, është ndërprerë publikimi i lajmeve në vend për 1 ditë.

Buletinet e lajmeve në radio dhe televizione u anuluan, ndërsa faqet e internetit gjithashtu ndaluan së ofruari përditësime të lajmeve.

Për shkak të grevës nesër në vend nuk do të dalin gazetat.

Greva filloi në orën 05.00 me kohën lokale, ndërsa do të përfundojë nesër në orën 05.00.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın