Derya Gülnaz Özcan,Tevfik Durul
01 Mars 2022•Përditësim: 01 Mars 2022
Njoftohet se Greqia ka pezulluar bashkëpunimin me institucionet kulturore ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Ministrisë greke të Kulturës dhe Sportit, thuhet se u anulua shfaqja "Baleti i Liqenit të Mjellmave", e cila ishte planifikuar të takohet me publikun më 6 mars, në kuadër të "Performancës Live Baletit Bolshoi nga Moska" në Sallën e Koncerteve të Athinës.
Në deklaratë, theksohet se me urdhër të ministres së Kulturës dhe Sportit, Lina Mendoni, janë pezulluar organizimi i manifestimeve, bashkëpunimi dhe programet me institucionet kulturore ruse.
Pezullohet edhe dhënia e lejeve të qëndrimit për qëllime investimi për shtetasit rusë
Ministria greke e Emigracionit dhe Azilit njoftoi se procesi i shqyrtimit të kërkesave për leje qëndrimi investimi nga Federata Ruse është pezulluar dhe aplikimet e reja nuk do të pranohen.
Në deklaratë thuhet se lejet e qëndrimit në kategorinë "Zyrtarë të lartë të kompanive" nuk do të shqyrtohen deri në një udhëzim të ri dhe se Greqia është në pritje të vendimeve të Bashkimit Evropian për këtë çështje.