BALLKANI

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Sorensen, zhvilloi takim zyrtar në Prishtinë

Sorensen tha se po qëndron në Prishtinë në kuadër të implementimit të mandatit të tij si i dërguar i BE-së, derisa e quajti vizitën e tij si "një vizitë normale"

Agim Sulaj  | 24.04.2025 - Përdıtësım : 24.04.2025
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Sorensen, zhvilloi takim zyrtar në Prishtinë Foto: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka qëndruar në Prishtinë sot për një vizitë pa paralajmërim, ku është pritur nga zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, raporton Anadolu.

Sorensen tha se po qëndron në Prishtinë në kuadër të implementimit të mandatit të tij si i dërguar i BE-së, derisa e quajti vizitën e tij si "një vizitë normale".

"Vetëm një vizitë normale sikurse të tjerat. Jam i lumtur që jam këtu. Do të vazhdojmë tani për në Beograd dhe pastaj për në Bruksel. Jemi duke punuar dhe kaq", tha Sorensen.

Javë më parë, shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas tha se dialogu Kosovë-Serbi ka ngecur dhe do të shohin për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër.

Kallas theksoi se është e gatshme të shqyrtojë këtë çështje bashkë me përfaqësuesin e posaçëm për dialogun, Peter Sorensen.

Për shkak të ngritjes së tensioneve në pjesën veriore të Kosovës, që nga shtatori i vitit 2023 nuk ka pasur asnjë takim të nivelit të lartë midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, por vetëm bisedime në nivel kryenegociatorësh.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın