Agim Sulaj
20 Maj 2019•Përditësim: 21 Maj 2019
Fondacioni Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) me qendër në Turqi, së bashku me shoqatën psiko-sociale “Alternativa” kanë shtruar iftar me qindra pjesëmarrës, fëmijë jetimë, bashkëshoqërues të tyre dhe të ftuar të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtari i Këshillit të Bordit Drejtues të IHH-së, Osman Atalay, rikujtoi se dita e 15-të e Ramazanit është Dita Botërore e Jetimëve dhe tha se një gjë e tillë është pranuar nga Organizata e Bashkëpunimit Islam me propozim të IHH-së.
“Në ditën e sotme shtrojmë sofra me jetimët në 150 vende dhe rajone të botës. Ndodhemi në Prishtinë dhe si fondacion humanitar IHH, në Prishtinë në të njëjtën kohë jemi sponsorë të 300 jetimëve dhe këtë mbrëmje do të bëjmë iftar së bashku me këta jetimë. Ne themi se nëse buzëqesh jetimi, buzëqesh bota. Themi të mos harrohen këta jetimë”, tha Atalay.
Pjesëmarrës në këtë iftar ishin edhe koordinatori i Zyrës së TiKA-s në Kosovë, Hasan Burak Ceran, si dhe drejtori i Institutit “Yunus Emre” në Kosovë, Mehmet Ülker.