BALLKANI

Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, në një reagim në rrjetet sociale e ka konsideruar hapjen e konsullatës ditë historike për komunitetin shqiptar në Mal të Zi

Fatjon Cuka  | 07.04.2025 - Përdıtësım : 07.04.2025
Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin Burimi: MEPJ e Shqipërisë

Tiranë

Shqipëria ka hapur Konsullatën e Përgjithshme në Ulqin të Malit të Zi, transmeton Anadolu.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, në një reagim në rrjetet sociale e ka konsideruar hapjen e konsullatës ditë historike për komunitetin shqiptar në Mal të Zi.

"Sot në Ulqin inauguruam Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë-një ditë historike për komunitetin shqiptar në Mal të Zi. Një tjetër dëshmi e përkushtimit të Shqipërisë ndaj shqiptarëve kudo që jetojnë dhe e marrëdhënieve të veçanta Shqipëri–Mal i Zi", ka shkruar ministri Hasani.

Pjesë e ceremonisë së inaugurimit të konsullatës ishin edhe zyrtarë të Malit të Zi dhe qytetarë të Ulqinit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın