BALLKANI

Kampi i Zhvillimit të Lojërave DIGIAGE 2025 në Shkup më 22-25 prill

Kampi, i cili do të bashkojë 65 pjesëmarrës nga vende të ndryshme si Türkiye, Azerbajxhani, Serbia dhe Maqedonia e Veriut për herë të parë në Ballkan, synon të zhvillojë dy prototipa lojërash

Dzihat Aliju  | 19.04.2025 - Përdıtësım : 19.04.2025
Kampi i Zhvillimit të Lojërave DIGIAGE 2025 në Shkup më 22-25 prill

Shkup

Kampi i Zhvillimit të Lojërave DIGIAGE 2025 për Evropën Lindore-Ballkanin i Qendrës së Animacionit Digjital dhe Lojërave (DIGIAGE) nga Türkiye do të bashkojë të interesuarit në industrinë e lojërave në Shkup, kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu.

Kampi do të mbahet në kampusin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) nga 22 deri më 25 prill, në bashkëpunim me IBU-në, platformën e zhvillimit teknologjik “Bilişim Vadisi”, në kuadër të së cilës funksionon DIGIAGE, si dhe Universitetin Singidunum nga Serbia.

Kampi, i cili do të bashkojë 65 pjesëmarrës nga vende të ndryshme si Türkiye, Azerbajxhani, Serbia dhe Maqedonia e Veriut për herë të parë në Ballkan, synon të zhvillojë dy prototipa lojërash.

Duke synuar të bashkojë sipërmarrës që duan të përmirësojnë aftësitë e tyre në fushën e zhvillimit të lojërave, kampi do të ofrojë mundësinë për të sjellë në jetë ide inovative lojërash, për të punuar me mentorë me përvojë dhe për t’u lidhur me profesionistë në këtë industri.

Për më tepër, kampi, i cili mbahet në kuadër të projektit Erasmus+2023-3-KA210-YOU-000184390, do t’u ofrojë pjesëmarrësve mundësinë të përjetojnë proceset e zhvillimit të lojërave në një mjedis ndërkombëtar dhe të hedhin një hap solid në karrierën e tyre.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.