Karrocieri i vetëm i Prizrenit mban gjallë traditën shekullore
Kadri Pala, i vetmi karrocier në këtë qytet i cili i ndjek gjurmët e gjyshit dhe babait të tij, për Anadolu Agency (AA) tha se karrocat në të kaluarën janë përdorur nga personalitetet e shquar të qytetit nëpër rrugët historike të Prizrenit
Prizren
EREN BEKSAÇ
Tradita e karrocës për shëtitje me kalë në Prizren të Kosovës, e cila është në prag të zhdukjes po mbahet gjallë prej tre brezash nga familja Pala që rreth një shekull e ushtrojnë këtë profesion.
Karroca që del në shëtitje nëpër rrugët me kalldrëm të sheshit Shadërvan në qendër të qytetit, tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe huaj.
Kadri Pala, i vetmi karrocier në këtë qytet i cili i ndjek gjurmët e gjyshit dhe babait të tij, për Anadolu Agency (AA) tha se karrocat në të kaluarën janë përdorur nga personalitetet e shquar të qytetit nëpër rrugët historike të Prizrenit.
Ai theksoi se për shkak të krizës ekonomike pas luftës në Kosovë, ai i është kthyer profesionit të babait të tij dhe se është i kënaqur nga potenciali në rritje i turistëve në Prizren.
Pala thotë se këtë profesion që e ka trashëguar nga gjyshi dhe babai i tij e vazhdon me kënaqësi.
"Në periudhën kur nuk ka pasur automjete, babai im ka transportuar njerëzit e mëdhenj (personalitetet e shquar të qytetit). Përdorej për të sëmurët, në ceremonitë e synetit dhe martesave", u shpreh ai
Ai më tej tregon se karroca tashmë është shndërruar në simbolin e qytetit dhe se të paktën çdo turist që e viziton qytetin fotografohet, duke shtuar se me karrocën ai ka shëtitur edhe personazhe të rëndësishme edhe si Princi Charles.
Pala shpjegon se me karrocën ai i shëtit turistët për rreth gjysmë orë në vendet e rëndësishme historike të qytetit.
"Më parë kishte 7-8 karroca. Më pas dalë ngadalë u zhduk, por ne e ruajtëm karrocën. I shpjegoj veprat si Sinan Pasha, Namazgjau", tha Pala.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.