KFOR-i Turk kreu patrulla në veri të Kosovës
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it
Prishtinë
Ushtarët turq të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO, kryen patrulla rutinë në komunat veriore me shumicë të komunitetit serb në Kosovë, transmeton Anadolu.
KFOR-i bëri të ditur se këto patrulla u kryen në kuadër të garantimit të sigurisë përgjatë vijës kufitare administrative të Kosovës me Serbinë.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punon në koordinim të ngushtë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.