Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari viziton qendrën e prodhimit të dronëve të kompanisë turke "Baykar"
Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me delegacionin që e shoqëronte, vizituan Qendrën Kombëtare të Teknologjisë "Özdemir Bayraktar", njoftoi Baykar

Shkup
Shefi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari ka vizituar qendrën e prodhimit të dronëve të kompanisë turke të industrisë së mbrojtjes "Baykar", raporton Anadolu.
Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me delegacionin që e shoqëronte, vizituan Qendrën Kombëtare të Teknologjisë "Özdemir Bayraktar", njoftoi Baykar.
"Ishim të nderuar t'i mirëpresim", ka shkruar kompania në një postim në rrjetet sociale.
Komandanti i FSK-së është mirëpritur nga udhëheqësi i kompanisë Baykar, Selçuk Bayraktar.