Kosovë, 8 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 8 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 228.450
Prishtinë
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet 3.139, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 8 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 228.450.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 137 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.844.426 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 4 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 225.259, ndërsa numri i rasteve aktive është 52.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 87 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.937 doza të vaksinës. Deri më sot 823.460 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.