Kosovë, Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burg për krime lufte
Sipas Prokurorisë, Bajroviq ishte pjesë e forcave policore dhe ushtarake që vranë 15 civilë të nacionalitetit shqiptar në fshatin Staradran më 8 maj 1999
![Kosovë, Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burg për krime lufte](https://cdnuploads.aa.com.tr/uploads/Contents/2024/07/19/thumbs_b_c_75ed6681f4dda524cc69afaeda38a422.jpg?v=152503)
Prishtinë
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 12 vjet burgim, Ekrem Bajroviqin, për krime lufte ndaj popullsisë civile në Istog dhe fshatrat përreth në vitet 1998-1999, transmeton Anadolu.
Aktakuza e ngarkon Bajroviqin se si polic në Stacionin Policor në Gurrakoc - Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, ka kontribuar në aplikimin e masave represive të vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës dhe trajtimit në mënyrë çnjerëzore të popullatës civile.
Sipas Prokurorisë, Bajroviq ishte pjesë e forcave policore dhe ushtarake që vranë 15 civilë të nacionalitetit shqiptar në fshatin Staradran më 8 maj 1999.
Po ashtu me 7 maj 1999 në fshatin Staradran, ai ka marrë pjesë në arrestimin dhe keqtrajtimin e 84 civilëve shqiptarë, ashtu që fillimisht meshkujt i ndajnë nga kolona tjetër e civilëve, u marrin të gjitha paratë dhe sendet e tjera me vlerë, e pastaj që të gjithë i dërgojnë në Gurrakoc, në një lokal ku i kishin maltretuar dhe torturuar në mënyrë çnjerëzore.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.