BALLKANI

Kosovë, hapet Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë

Në panair po marrin pjesë shtëpi të ndryshme botuese ndërsa në mesin e librave ka dhe libra të autorëve turq, të përkthyer në gjuhën shqipe

Agim Sulaj  | 02.10.2024 - Përdıtësım : 07.10.2024
Kosovë, hapet Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë Foto: Erkin Keçi / AA

Prishtinë

Është hapur në Prishtinë edicioni i dytë i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë, raporton Anadolu.

Në sheshin "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, panairi për fëmijë do të qëndrojë i hapur për pesë ditë me radhë.

Dhjetëra fëmijë u mblodhën për të shijuar momente gëzimi me vallëzim dhe këndim në hapjen e këtij festivali dhe panairi, derisa rreth tyre tashmë kanë zënë vend shtandet me libra kryesisht për fëmijë.

Në panair po marrin pjesë shtëpi të ndryshme botuese, ndërsa në mesin e librave ka dhe libra të autorëve turq, të përkthyer në gjuhën shqipe.

Gjatë pesë ditëve të festivalit do të ketë libra të rinj dhe autorë të preferuar, aktivitete edukative dhe argëtuese, takim me shkrimtarë dhe ilustrues të librave për fëmijë, performanca teatrore dhe muzikore, lexime publike dhe punëtori krijuese.

Festivali dhe Panairi i Librit që mbahen deri më 6 tetor, organizohet nga organizata ETEA dhe biblioteka "Hivzi Sulejmani".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın