Kosovë, kryeministri Kurti priti në takim përfaqësues nga organizata Qatar Charity
Pasditen e sotme u përurua edhe objekti i ri i Urgjencës në Komunën e Podujevës, që është rezultat i një pune të përbashkët dhe bashkëfinancimit të komunës dhe organizatës Qatar Charity, me një investim total prej 1,7 milion euro
Prishtinë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim përfaqësues nga organizata Qatar Charity, transmeton Anadolu.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit të kosovës, delegacioni u kryesua nga Drejtori Ekzekutiv, Yousuf Al Kuëari, dhe ambasadori i Shtetit të Katarit në Shqipëri dhe ambasadori jorezident për Kosovë, Jabor Ali Hussein Al Dosari.
Kryeministri Kurti i falënderoi ata për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ka marrë nga fondacionet e shtetit të Katarit për zbatimin e shumë projekteve, derisa diskutuan për mundësitë konkrete për investime, me theks të veçantë në shërbimet shëndetësore.
Përfaqësuesit e organizatës Qatar Charity shprehën vullnetin e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit dhe konkretizimin e projekteve me rëndësi të dyanshme.
Sipas komunikatës në takim u theksua qëllimi i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, duke veçuar potencialin e madh që ofron Kosova në shumë fusha, si ajo e teknologjisë së informacionit, energjisë, minierave dhe pasurive nëntokësore të Kosovës.
Pasditen e sotme u përurua edhe objekti i ri i Urgjencës në Komunën e Podujevës, që është rezultat i një pune të përbashkët dhe bashkëfinancimit të komunës dhe organizatës Qatar Charity, me një investim total prej 1,7 milion euro, prej të cilave Komuna e Podujevës ka kontribuuar me 600 mijë euro, kurse organizata me 1,1 milion.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.