BALLKANI

Kosovë, kryeparlamentari Konjufca priti në takim homologun Afrim Gashi

Kryetari Konjufca shtoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, vlerat dhe synimet e përbashkëta “janë ato që qëndrojnë midis raporteve tona të shkëlqyera shtetërore si garanci e këtij bashkëpunimi të shkëlqyer dhe thellimit të tij”

Agim Sulaj  | 25.11.2024 - Përdıtësım : 25.11.2024
Kosovë, kryeparlamentari Konjufca priti në takim homologun Afrim Gashi Foto: Erkin Keçi / AA

Prishtinë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, shefi i kabinetit, Ilir Kërçeli, dhe ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, raporton Anadolu.

Siç njofton Kuvendi i Kosovës, në pritjen që i bëri homologut të tij Gashi, kryeparlamentari Konjufca shprehu bindjen se takimet dhe angazhimi i përbashkët i shërbejnë rritjes së bashkëpunimit të shkëlqyer midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke i konsideruar ato si përpjekje për më të mirën e qytetarëve të të dyja vendeve.

“Në këtë takim, kryetari Konjufca dhe kryetari Gashi diskutuan aspekte të ndryshme të parlamentarizmit dhe folën për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit midis institucioneve legjislative. Gjithashtu, biseduan edhe për çështje të tjera të interesit të përbashkët, duke përfshirë rrugën e integrimeve evropiane, zhvillimin ekonomik, tregtar dhe stabilitetin e rajonit tonë”, bëhet e ditur në njoftim.

Kryetari Konjufca shtoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, vlerat dhe synimet e përbashkëta “janë ato që qëndrojnë midis raporteve tona të shkëlqyera shtetërore si garanci e këtij bashkëpunimi të shkëlqyer dhe thellimit të tij”.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, e falënderoi kryekuvendarin Konjufca për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e plotë për të avancuar sa më shumë me projekte dhe punë të përbashkëta, të cilat çojnë në drejtim të përmbushjes së synimeve dhe interesave të të dyja vendeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın