BALLKANI

Kosovë, Naim Tërnava në krye të Bashkësisë Islame edhe për një mandat

Si kandidat i vetëm në këtë garë, Naim Tërnava do të jetë në krye të BIK-ut deri në vitin 2028

Agim Sulaj  | 21.10.2023 - Përdıtësım : 23.10.2023
Kosovë, Naim Tërnava në krye të Bashkësisë Islame edhe për një mandat Foto: Bashkësisë Islame të Kosovës

Prishtinë

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka zgjedhur edhe për një mandat në mënyrë unanime në krye të këtij institucioni myftiun Naim Tërnava, transmeton Anadolu.

Si kandidat i vetëm në këtë garë, Naim Tërnava do të jetë në krye të BIK-ut deri në vitin 2028, derisa kjo është hera e pestë që Tërnava rimerr drejtimin e BIK-ut.

Në mbledhjen konstituive të Kuvendit të BIK-ut fillimisht është konstituar me sukses Kuvendi i ri në përbërje prej 31 anëtarëve të rinj, kurse pastaj, delegatët kanë vazhduar me votimin e udhëheqësve të rinj të institucionit fetar.

Delegatët e ri të posacertifikuar kanë propozuar për kryetar të Kuvendit Ajni Sinanin dhe Jashar Salihun si dhe për nënkryetar Rrahim Aliun dhe Jetish Berishën. Me anë të votave të fshehta, kryetar i Kuvendit të Bashkësisë të Kosovës është zgjedhur Ajni Sinani, ndërsa nënkryetar Rrahim Aliu.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın