Kosovë, një i vdekur dhe 216 raste të reja me COVID-19
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 493 mostra të dyshuara me COVID-19
Prishtinë
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe një person i diagnostikuar pozitiv me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur, duke çuar në 102 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) edhe 216 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në nivel vendi ka shkuar në 4.931 raste.
Rastet pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 493 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt e këtij viti deri më tani janë testuar gjithsej 28.216 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve nga ky virus, këto të dhëna njoftojnë për 40 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.