BALLKANI

Kosova dhe Çekia për herë të parë me takim të nivelit presidencial

Zyra e Presidentes së Kosovës bëri të ditur se presidentja Vjosa Osmani në kuadër të forumit global të sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë, ka zhvilluar një takim me presidentin çek, Petr Pavel

Agim Sulaj  | 31.08.2024 - Përdıtësım : 31.08.2024
Kosova dhe Çekia për herë të parë me takim të nivelit presidencial Foto: Zyra e Presidentes të Kosovës

Prishtinë

Është realizuar takim bilateral në nivel presidentësh për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë, transmeton Anadolu.

Zyra e Presidentes së Kosovës bëri të ditur se presidentja Vjosa Osmani në kuadër të forumit global të sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë, ka zhvilluar një takim me presidentin çek, Petr Pavel.

“Për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë, sot, realizuam takimin e parë bilateral në nivel presidentësh. Takimi i sotëm me presidentin çek, Petr Pavel, u fokusua në angazhimin tonë të përbashkët për paqe dhe siguri afatgjate në Evropë, si dhe në forcimin e partneritetit midis dy shteteve tona”, theksoi Osmani.

Republika e Çekisë është një nga vendet që më 21 maj të vitit 2008 e njohu pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të po të njëjtit vit. Republika e Çekisë ka ambasadën e saj në Kosovë nga korriku i vitit 2008.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın