Agim Sulaj
02 mars 2022•Përditësim: 03 mars 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se një person i infektuar me koronavirus ka vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 3.116, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 83 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 226.392.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.608 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.766.730 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 181 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 221.679, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.597.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 565 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.005 doza të vaksinës. Deri më sot 816.442 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.