Agim Sulaj
12 Shtator 2022•Përditësim: 13 Shtator 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet në 3.199, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 4 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 271.932.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 102 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.973.830 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 49 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 268.537, ndërsa numri i rasteve aktive është 196.
Sa i përket procesit të vaksinimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.791 doza të vaksinës. Deri më sot 824.583 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.