Agim Sulaj
18 Shkurt 2022•Përditësim: 19 Shkurt 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se katër persona të infektuar me koronavirus kanë vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus ka shkuar në 3.090, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 236 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 224.716.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.648 mostra të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 1.742.427 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 780 persona që kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 215.665, ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5.961.