Agim Sulaj
18 shkurt 2021•Përditësim: 19 shkurt 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se 5 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga ky virus në 1.558, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 285 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 65.350.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private janë testuar gjithsej 3.196 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga fillimi deri më tani janë testuar gjithsej 277.356 mostra.
Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 319 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 56.974 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.818.