Agim Sulaj
28 Qershor 2022•Përditësim: 29 Qershor 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet 3.140, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 64 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 228.873.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 208 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.847.592 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 12 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 225.411, ndërsa numri i rasteve aktive është 322.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 63 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.463 doza të vaksinës. Deri më sot 823.696 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.