Agim Sulaj
13 Dhjetor 2021•Përditësim: 14 Dhjetor 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) nuk ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të mbetet në 2.987, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 8 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 161.208.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.496 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.339.681 teste.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 6 të shëruar. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.898, ndërsa numri i rasteve aktive është 323.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 344 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.733 doza të vaksinës. Deri më sot 772.537 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.