Zylfije Adem Jakupi
31 Korrik 2021•Përditësim: 01 Gusht 2021
Kosova ka njoftuar se brenda ditës së fundit nga 3.788 teste të dyshuara për koronavirusin e ri (COVID-19) gjithsej 92 raste kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se së fundmi nuk është regjistruar asnjë vdekje nga koronavirusi, me çka numri i viktimave mbetet në 2.266.
Gjatë ditës së fundit 16 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 105.657 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi. Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend aktualisht është 442.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 733.434 teste të dyshuara për COVID-19, nga të cilat 108.365 kanë rezultuar pozitiv.
Në 24 orët e fundit, në mbarë territorin e Kosovës janë dhënë 15.221 doza të vaksinës kundër pandemisë COVID-19. Deri më sot, 146.215 qytetarë kanë marrë të dy dozat e nevojshme të vaksinës kundër koronavirusit.