Agim Sulaj
13 gusht 2026•Përditësim: 13 gusht 2026
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në pikën kufitare në Merdare të Podujevës, kanë arrestuar shtetasin e Republikës së Kosovës, Fehim Sali, nën dyshimin se ka kryer veprën penale "spiunazh", transmeton Anadolu.
Prokuroria njofton se arrestimi i të dyshuarit është realizuar pas veprimeve hetimore të ndërmarra nga autoritetet kompetente.
"Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit", thuhet në njoftim.
Televizioni shtetëror i Kosovës ka bërë të ditur se i arrestuari dyshohet se për një periudhë të gjatë ka bashkëpunuar me Agjencinë serbe të Inteligjencës (BIA) dhe se ka mbajtur kontakte me zyrtarin e saj, Zelimir Matoviq.
Bëhet e ditur se Sali punon si arsimtar në shkollën serbe "9 Maji" në Rapçë të Dragashit dhe më herët ka qenë i angazhuar në Këshillin Konsultativ për Komunitete pranë Zyrës së Presidentes.