BALLKANI

Kosovë, Cahit Irican merr detyrën e zv/komandantit të KFOR-it

Gjeneral brigade Federico Bernacca nga Forcat Italiane të Misionit të KFOR-it, udhëhequr nga NATO-ja, ia dorëzoi detyrën ushtarakut turk, gjeneral brigade, Cahit Irican

Agim Sulaj  | 18.10.2024 - Përdıtësım : 18.10.2024
Kosovë, Cahit Irican merr detyrën e zv/komandantit të KFOR-it

Prishtinë

Me një ceremoni të mbajtur në shtabin e përgjithshëm të KFOR-it “Camp Film City” në Prishtinë, gjeneral brigade Cahit Irican, nga Forcat Turke të NATO-s, mori detyrën e zv/komandantit të KFOR-it në Kosovë, transmeton Anadolu.

Në njoftimin zyrtar të KFOR-it bëhet e ditur se gjeneral brigade Federico Bernacca nga Forcat Italiane të Misionit të KFOR-it, udhëhequr nga NATO-ja, ia dorëzoi detyrën tani ushtarakut turk, Irican.

Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës mori pjesë edhe ambasadori i Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, bashkë me dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it.

Javën e kaluar në po të njëjtin shtab të KFOR-it në Prishtinë, u mbajt ceremonia e ndërrimit të komandantit të KFOR-it, ku ish-komandanti nga radhët e forcave turke në kuadër të NATO-s, Özkan Ulutaş, i ka dorëzoi detyrën komandantit të forcave italiane, Enrico Barduani.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın