Shëndetësi, BALLKANI

Kosovë, dy të vdekur nga COVID-19 në gjashtë ditët e fundit

IKSHPK konstaton rritje të rasteve me të infektuar me COVID-19

Agim Sulaj  | 19.08.2024 - Përdıtësım : 19.08.2024
Kosovë, dy të vdekur nga COVID-19 në gjashtë ditët e fundit Foto: AA/Arkiv

Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se dy persona kanë vdekur nga COVID-19 gjatë periudhës kohore nga 14 deri më 19 gusht 2024, transmeton Anadolu.

IKSHPK, në një njoftim për media, konstaton rritje të rasteve me të infektuar me COVID-19.

Rritja e rasteve konstatohet bazuar në analizën e situatës epidemiologjike në vend dhe mostrave të testuara ditëve të fundit, ku dominojnë simptomat respiratore në mesin e të prekurve.

“Gjatë periudhës 14 deri më 19 gusht 2024, në IKSHPK janë raportuar 400 testime të kryera për SARS COV-2, prej të cilave 177 raste kanë rezultuar pozitive, ndërsa Klinika Infektive e QKUK-së ka raportuar për 2 të vdekur gjatë kësaj periudhe nga COVID-19”, thuhet në njoftim.

Sipas IKSHPK-së, vaksinimi vazhdon të jetë masë efektive mbrojtëse, veçanërisht ndaj formave më të rënda të sëmundjes. Me këtë rast, IKSHPK shton se individët me rrezik të lartë dhe sëmundje kronike rekomandohet të vaksinohet, për shkak të zbehjes së imunitetit me kalimin e kohës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın