Agim Sulaj
21 korrik 2022•Përditësim: 22 korrik 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se dy persona të infektuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë, derisa numri i viktimave ka shkuar në 3.155, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 1.440 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 241.506.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 3.669 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.882.808 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 761 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 229.639, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.712.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 172 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.833.148 doza të vaksinës. Deri më sot 824.061 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.