Kulturë, BALLKANI

Kosovë, festivali i xhazit i bën bashkë komunitetet e qytetit të Mitrovicës

Drejtoresha e festivalit, Rona Nishliu, tha për Anadolu se edicioni i sivjetmë iu kushtua muzikanteve të reja femra të muzikës xhaz

Agim Sulaj  | 24.08.2024 - Përdıtësım : 24.08.2024
Kosovë, festivali i xhazit i bën bashkë komunitetet e qytetit të Mitrovicës Foto: Eren Beksaç/AA

Mitrovicë

Grupe të ndryshme etnike që jetojnë në qytetin multietnik të Mitrovicës, janë bërë bashkë në festivalin “International Jazz Days”, i cili po mbahet për herë të dytë, raporton Anadolu.

Në kuadër të këtij festivali, i cili edicionin e parë e pati në vitin 2023, këtë vit po organizohen ngjarje të ndryshme si koncerte dhe punëtori në pjesët e Mitrovicës ku jetojnë shqiptarë dhe serbë.

Drejtoresha e festivalit, Rona Nishliu, tha për Anadolu se edicioni i sivjetmë iu kushtua muzikanteve të reja femra të muzikës xhaz.

Nishilu tha se pavarësisht vështirësive, ia dolën ta organizojnë edhe këtë vit festivalin.

"Pavarësisht lajmeve të para që shfaqen kur kërkoni Mitrovicën në Google, jemi shumë të lumtur që emra të mëdhenj po vijnë në Mitrovicë. Ne morëm mirëkuptim dhe një kërkesë për të marrë pjesë në festival nga emra të mëdhenj të muzikës xhaz”, tha ajo.

Nishliu shtoi se në festival kanë punuar vullnetarë nga të gjitha grupet etnike që jetojnë në Mitrovicë dhe koncertet ishin të hapura për të gjithë dashamirët e muzikës.

Edhe muzikanti Andrej Maksimoviq, i cili mori pjesë në këtë festival nga Serbia, theksoi se gjithçka për qytetin dhe festivalin ishte e mrekullueshme.

Në festivalin "International Jazz Days" që u mbajt nga 22-24 gusht, në skenë dolën artistë të famshëm të xhazit, si Gunhild Carling, Kinga Glyk, Francesca Tandoi dhe ansamble muzikore të formuara nga muzikantë të rinj nga vendet e Ballkanit dhe Kosova.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın