BALLKANI

Kosovë, hapet periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim në KQZ

KQZ ka bërë të ditur se periudha e aplikimit do të jetë e hapur për 102 ditë, nga 1 shtatori deri më 11 dhjetor

Agim Sulaj  | 02.09.2024 - Përdıtësım : 02.09.2024
Kosovë, hapet periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim në KQZ

Prishtinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka hapur periudhën për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë, për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, transmeton Anadolu.

Në një njoftim për media, KQZ ka bërë të ditur se periudha e aplikimit do të jetë e hapur për 102 ditë, nga 1 shtatori deri më 11 dhjetor.

"Kërkesat për certifikim nga subjektet politike duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, përkatësisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike, gjatë orarit të punës nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 4 të pasdites", njoftoi KQZ.

Po ashtu, KQZ-ja njoftoi se gjatë kësaj kohe, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë.

Ditë më parë KQZ njoftoi se filluar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në zgjedhjet të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Nga 29 gushti deri më 26 dhjetor të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın