Kosovë, Lista Serbe nuk certifikohet nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare
Edhe përkundër rekomandimit të zyrës së partive politike për certifikimin e subjektit politik Lista Serbe, anëtarët e KQZ-së nuk miratuan certifikimin e këtij subjekt politik për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025

Prishtinë
Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nuk e kanë certifikuar subjektin politik më të madh të minoritetit serb në Kosovë, Listën Serbe, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, transmeton Anadolu.
KQZ-ja e cila ka vazhduar me certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, certifikoi 16 subjekte politike nga 17 sa ishin në listë, si dhe 674 deputetë.
Edhe përkundër rekomandimit të zyrës së partive politike për certifikimin e subjektit politik Lista Serbe, anëtarët e KQZ-së nuk miratuan certifikimin e këtij subjekt politik për të marrë pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Sami Kurteshi kundërshtoi që ta votoi këtë parti, pasi që lëshoi një audio-incizim të kryetarit të listës, Zlatan Elek, ku u dëgjua me thirrje kundër Republikës se Kosovës.
Edhe anëtarët e tjerë nga radhët e opozitës kanë shprehur po të njëjtin mendim me Kurteshin.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.