BALLKANI

Kosovë, mbi 6.500 patentë shoferë u konvertuan në “RKS”

Në listën e qyteteve me shumicë serbe, më së shumti konvertime të patent shoferëve ilegalë në “RKS” u bënë në Komunën e Leposaviqit, apo mbi 2 mijë të tillë, ndërsa më pak se kaq u konvertuan në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan

Agim Sulaj  | 23.08.2024 - Përdıtësım : 23.08.2024
Kosovë, mbi 6.500 patentë shoferë u konvertuan në “RKS” Foto: AA/Arkiv

Prishtinë

Ka skaduar afati kohor që mundëson konvertimin e patent shoferëve ilegalë të lëshuara nga Serbia për Kosovën në ato legalë “RKS”, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, deri më 23 gusht në orën 4 të pasdite u konvertuan 6.509 patentë shoferë në “RKS”.

Në listën e qyteteve me shumicë serbe, më së shumti konvertime të patent shoferëve ilegalë në “RKS” u bënë në Komunën e Leposaviqit, apo mbi 2 mijë të tillë, ndërsa më pak se kaq u konvertuan në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan.

Vetëm të premten, ditën e fundit, u konvertuan 184 patentë shoferë.

Nga policia kanë bërë të ditur se gjatë kësaj fundjave zyrtarët policorë do t’i paralajmërojnë vozitësit që nuk i kanë legalizuar patent shoferët, ndërkaq nga 26 gushti do të fillojë shqiptimi i gjobave nga 500 deri në 1.500 euro, për shoferët që prezantojnë patent shoferi të lëshuar nga Serbia për qytetet kosovare.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës pati vendosur që nga 9 maji sivjet ta lejojë konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në ato “RKS” me disa lehtësira, duke eliminuar procesin e nënshtrimit të provimit për patentë shoferë.

Procesi ishte paraparë të përfundonte më 9 gusht, por u shty për shkak “të kërkesave të shumta të qytetarëve”.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın