BALLKANI

Kosovë, një grua 64-vjeçare humb jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja

Gruaja me prejardhje nga qyteti i Ferizajit, e cila po qëndronte në Prevallë, sipas autoriteteve lokale ndërroi jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit

Agim Sulaj  | 18.08.2024 - Përdıtësım : 19.08.2024
Kosovë, një grua 64-vjeçare humb jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja

Prizren

Një grua 64-vjeçare ka humbur jetën pasi bashkë me katër persona të tjerë janë goditur nga rrufeja në Parkun Nacional “Prevallë”, vend rreth 30 kilometra larg nga qyteti i Prizrenit, raporton Anadolu.

Gruaja me prejardhje nga qyteti i Ferizajit, e cila po qëndronte në Prevallë, sipas autoriteteve lokale ndërroi jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

"Më datën 18 gusht 2024, rreth orës 12:15, policia ka marrë informatën se në Prevallë, rrufeja ka goditur pesë persona. Njëra nga viktimat, grua 64-vjeçare nga Ferizaji, ishte në gjendje më të rëndë. E njëjta ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren”, njoftoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, për Anadolu.

Në Prevallë, gjatë ditës sotme ka pasur mot me vranësira, përcjellë me shkarkime të shpeshta rrufesh dhe reshje shiu, pas një jave me vapë të madhe, si pasojë e së cilës u hapën edhe vatra zjarri në afërsi të vilave turistike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın