Agim Sulaj
06 Tetor 2021•Përditësim: 07 Tetor 2021
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 1 person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.965, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 41 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.279.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.777 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.217.376 teste.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 198 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 160.279 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 1.737.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 8.637 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.397.224 doza të vaksinës. Deri më sot 579.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.