Agim Sulaj
17 Korrik 2022•Përditësim: 18 Korrik 2022
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se një person i infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave ka shkuar në 3.148, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 852 persona janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 236.816.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 2.201 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.871.092 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 394 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 228.309 ndërsa numri i rasteve aktive është 5.359.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 73 doza të vaksinës ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.832.592 doza të vaksinës. Deri më sot 823.981 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.