Kulturë, BALLKANI

Kosovë, Orkestra e Yjeve të Filarmonisë Turke mban koncert me rastin e 101-vjetorit të Republikës së Türkiyes

Në koncert, i cili zgjati afërsisht dy orë, u interpretuan këngë të njohura të Türkiyes dhe Kosovës

Agim Sulaj, Eren Beksaç  | 29.10.2024 - Përdıtësım : 29.10.2024
Kosovë, Orkestra e Yjeve të Filarmonisë Turke mban koncert me rastin e 101-vjetorit të Republikës së Türkiyes Foto: Eren Beksaç/AA

Prizren

Në kuadër të festimeve të 101-vjetorit të themelimit të Republikës së Türkiyes, në qytetin e Prizrenit është mbajtur koncerti i Orkestrës së Yjeve të Filarmonisë Turke (TÜRKAY), raporton Anadolu.

Në koncertin e organizuar në kazermën “Sulltan Murati” nga Kryesia e Delegacionit të Përfaqësuesit të Türkiyesë që shërben në kuadër të KFOR-it, morën pjesë Ambasadori i Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, Konsulli i Përgjithshëm i Prizrenit, Celal Doğan, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, kryetari i Komitetit Përfaqësues të Türkiyes së Kosovës, kolonel Zafer Sağlam, dhe shumë të ftuar të tjerë.

Duke mbajtur një fjalë përshëndetëse para koncertit, koloneli Sağlam uroi të ftuarit për Ditën e Republikës dhe përkujtoi me mirënjohje themeluesin Mustafa Kemal Ataturk dhe bashkëluftëtarët e tij.

Në koncert, i cili zgjati afërsisht dy orë, u interpretuan këngë të njohura të Türkiyes dhe Kosovës nga artistë të TÜRKAY-it. Në skenë në koncert u ngjitën edhe artistët kosovarë Tolga Kazaz dhe Ela Kazaz.

Në anën tjetër, 101-vjetori i Republikës së Türkiyes u festua me manifestime të ndryshme në Kosovë.

Instituti “Yunus Emre” – Dega në Prishtinë, me mbështetjen e Ambasadës së Türkiyes në Prishtinë dhe Bankës Ziraat, hapi ekspozitën "101-vjetori i Republikës së Türkiyes përmes gjuhës së artit" në Prishtinë, me vepra të artistëve nga Kosova, Türkiye dhe Shqipëria.

Për më tepër, një panel i titulluar "Ataturku dhe Republika" u organizua nga Platforma Rinore Turke dhe Shoqata Dorë për Dorë në sallën e Institutit "Yunus Emre” në Prizren.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.