BALLKANI

Kosovë, presidenti Begaj takoi komandantin e KFOR-it

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se gjeneral-major Barduani përgëzoi presidentin Begaj për kontributin e Shqipërisë për KFOR-in dhe stabilitetin rajonal

Agim Sulaj  | 18.02.2025 - Përdıtësım : 19.02.2025
Kosovë, presidenti Begaj takoi komandantin e KFOR-it

Prishtinë

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur në një vizitë në shtabin e KFOR-it, në Camp Film City në Prishtinë, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, transmeton Anadolu.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se vizita ishte mundësi për të prezantuar aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe përpjekjet e vazhdueshme për sigurinë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Gjeneral-major Barduani përgëzoi gjithashtu presidentin Begaj për kontributin e Shqipërisë për KFOR-in dhe stabilitetin rajonal.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punon në koordinim të ngushtë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın