BALLKANI

Kosovë, përfundon procesi i numërimit të votave

Ditën e fundit në QNR u numëruan votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta ndërsa rezultatet pritet që të certifikohen nga KQZ-ja 48 orë pas mbylljes së procesit të numërimit

Agim Sulaj  | 06.03.2025 - Përdıtësım : 06.03.2025
Kosovë, përfundon procesi i numërimit të votave

Prishtinë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesi i numërimit të të gjitha votave të paracaktuara për numërim këtu, për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit 2025 në Kosovë, transmeton Anadolu.

Procesi përfundoi të mërkurën në orën 9 të mbrëmjes, me rreth dy orë vonesë nga parashikimi, për shkak të problemeve në sistem. Ditën e fundit në QNR u numëruan votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta ndërsa rezultatet pritet që të certifikohen nga KQZ-ja 48 orë pas mbylljes së procesit të numërimit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se janë numëruar më shumë se 15.500 fletëvotime nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta.

"KQZ-ja është e obliguar që të presë të paktën 48 orë para se të shpall rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës. Ky nen, parasheh mundësinë që në PZAP, në një afat brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar, të paraqiten ankesat për administrimin e numërimit që është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve", theksoi Elezi pas mbylljes së procesit.

Për formimin e Qeverisë, duhet një shumicë e thjeshtë në Kuvendin e Kosovës prej 61 deputetësh, nga 120 sa janë gjithsej.

Sipas llogarive me rezultatet e publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka fituar ulëse për 48 deputetë. Partitë opozitare të deritanishme, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka fituar 24 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 20 deputetë, koalicioni AAK-Nisma 8 deputetë, Lista Serbe 9 deputetë, Minoritetet joserbe kanë fituar 10 deputetë dhe 1 ulëse ka fituar partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın