BALLKANI

Kosovë, shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit

Nga numërimi total i votave, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para me 42,30 për qind të votave apo mbi 390 mijë vota

Agim Sulaj  | 15.03.2025 - Përdıtësım : 15.03.2025
Kosovë, shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit Foto: AA/Arkiv

Prishtinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Kosovës ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të rregullta të 9 shkurtit, pas përmbylljes së procesit të numërimit të votave me postë, atyre nga përfaqësitë diplomatike, votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, transmeton Anadolu.

Nga numërimi total i votave, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para me 42,30 për qind të votave apo mbi 390 mijë vota.

E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190 mijë vota apo 20,95 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me mbi 170 mijë mijë vota apo 18,27 për qind.

Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-demokrate me mbi 66 mije4 vota apo 7,06 për qind.

Me këto përqindje nga gjithsej 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës, LVV-ja ka siguruar 48 ulëse, PDK-ja 24 ulëse, LDK 20 ulëse, ndërsa Lista Serbe nëntë vende dhe koalicioni AAK-Nisma tetë vende. Dy ulëse i ka siguruar Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP), ndërsa nga një ulëse partitë tjera të mbetura.

Në nivel vendi të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 966.283 qytetarë apo 46,54 për qind e atyre me të drejtë vote.

Subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesa ndaj vendimit për shpalljen e rezultateve përfundimtare brenda 48 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın