Kreu i Bashkësisë Islame i Bosnjë dhe Hercegovinës vizitoi Prekazin
Prekazi dhe heroizmi i familjes Jashari u vlerësua jashtëzakonisht shumë nga reisi Husein Kavazoviq, duke e cilësuar kështu Prekazin si një vend të sakrificës dhe krenarisë

Prishtinë
Reisi i Bashkësisë Islame i Bosnje dhe Hercegovinës, Husein efendi Kavazoviq, i shoqëruar nga Myftiu i Kosovës, Naim efendi Tërnava, ka vizituar Kompleksin Memorial të Jasharëve në Prekaz, transmeton Anadolu.
Sipas njoftimit nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë, reisi Kavazoviq bashkë me myftiun Tërnava dhe shoqërues të tjerë para varreve të familjes Jashari kënduan nga një Fatiha dhe bënë lutje për shpirtrat e dëshmorëve.
Prekazi dhe heroizmi i familjes Jashari u vlerësua jashtëzakonisht shumë nga reisi Husein Kavazoviq, duke e cilësuar kështu Prekazin si një vend të sakrificës dhe krenarisë.
Reisi i Bosnjës, Husein Kavazoviq, tha se populli i Kosovës dhe ai i Bosnjës ndajnë një histori të përbashkët dhimbjeje dhe sakrifice, por edhe një qëndresë të fortë për dinjitet, drejtësi dhe liri "andaj themi se Prekazi është një vend i heroizmit, jo vetëm për Kosovën, por për gjithë ata që respektojnë sakrificën për të ardhmen".
Kavazoviq gjatë ditës së djeshme u prit në takim edhe nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.